Mobile Menu
hoxmedia mobile logo

Loading

A keni pasur ndonjëherë nevojë për ndihmë të drejtpërdrejtë nga Facebooku dhe e keni gjetur veten të humbur në këtë proces? Nuk jeni vetëm. Pavarësisht a bëhet fjalë për një probleme me sponzorim ose çështje konfuze të llogarisë, kontakti me Facebookun shpesh duket i pamundur.

Për t’iu ndihmuar të navigoni sa më lehtë këto problematika, ne kemi sjellur pesë metoda përmes të cilave mund ta kontaktoni Facebookun pa telashe.

1. Përmes Thirrjes Telefonike

Për të kontaktuar drejtpërdrejt me mbështetjen e Facebook përmes telefonit, thirrni numrin e shërbimit të klientëve 24/7: +1 (866) 798-0445.

Një përfaqësues i kujdesit ndaj klientëve do t’i përgjigjet thirrjes tuaj & do t'ju udhëheqë në zgjidhjen e problemit që keni. Ndani sa më shumë detaje të problemit në mënyrë që ata t’ju japin udhëzimet, këshillat & hapat më efektivë për ta zgjidhur atë.

Kjo metodë shquhet si zgjidhja më e shpejtë për ndihmë të drejtëpërdrejtë. Megjithatë, ata që telefonojnë nga Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë parasysh kostot e larta të thirrjeve që lidhen me këtë opsion.

2. Përmes Facebook Support Chat

Personat me llogari biznesi në Facebook mund të përfitojnë edhe nga Facebook Live Chat. Pra, nëse reklamoni në Facebook, keni mundësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë online për të biseduar me një ekspert të reklamave në Facebook.

Ky ekspert i trajnuar profesionalisht do t'ju ndihmojë duke ju dhënë përgjigje pyetjeve tuaja për reklamat në Facebook.

Për ta shfrytëzuar këtë mundësi, shkoni në faqen respektive të Facebook for Business (https://business.facebook.com/business/help) dhe klikoni mbi ‘Get Help’. Kjo do t’iu japë mundësinë e kontaktit individual me specialistin.

3. Përmes Facebook Support Email

Në Facebook ka probleme të shumta me të cilat përballen përdoruesit. Prandaj, Facebook ofron adresa specifike emaili për të zgjidhur çështje specifike. Kontrolloni listën plotë të këtyre adresave & zgjidhni atë që ofron zgjidhje për problemin tuaj:

·   Për të rikuperuar një llogari të hakuar ose të çaktivizuar, rivendosur një fjalëkalim & për të marrë qasje në faqet e mbyllura: disabled@fb.com.

·   Për të marrë mbështetje për llogari të pezulluar ose për të bërë një kërkesë për përmbajtje të hequr & të bllokuar: appels@fb.com.

·   Për diçka që shkon kundër standardeve të komunitetit të Facebook, abuse@fb.com.

·   Për shqetësimet financiare që lidhen me llogarinë tuaj: platformcs@support.facebook.com.

·   Për probleme që lidhen me të dhënat tuaja: datarequests@fb.com.

·   Për të kontaktuar ekipin mbështetës të zbatimit të ligjit në Facebook: records@facebook.com ose legal@fb.com.

·   Për aktivitetetet & shërbimet e shtypit ose PR të Facebookut: press@fb.com.

·   Për të marrë ndihmë për çështjet e pronësisë intelektuale: ip@fb.com.

·   Për probleme me reklamimin në Facebook: advertise@fb.com.

·   Për postime & mesazhe që mund të jenë phishing për informacion: phish@fb.com.

4. Përmes Formularëve të Kontaktit

Kontaktimi i Facebookut përmes formularëve të kontaktit mund t'ju japë një përgjigje shumë më të shpejtë sesa përmes emailit.

Më poshtë janë disa formularë kontakti & çështjet me të cilat merren ato:

1. Mbështetje për të arritur llogarinë tuaj personale të bllokuar.

2. Mbështetje për të hyrë në llogarinë tuaj të reklamave të bllokuar.

3. Mbështetje për shkelje të privatësisë.

4. Mbështetje për probleme me qasje në faqen tuaj në Facebook.

5. Mbështetje rreth përmbajtjes së humbur pas riaktivizimit të llogarisë suaj.

6. Mbështetje për raportimin e çështjeve të shkeljes së të drejtës së autorit.

7. Mbështetje rreth zhdukjes së videove & materialeve tjera që ju përkasin juve.

5. Përmes Raportimit të Problemeve

Nëse nuk e gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj në faqen e ndihmës së Facebookut (shih më poshtë), kërkoni opsionin ‘Report a Problem’ në menunë ‘Help & Support’.

Kur zgjidhni këtë opsion, ju ofrohen disa formularë për t'i plotësuar dhe për t'i dorëzuar si komente në Facebook. Raportimi i një problemi në Facebook mund t'ju ndihmojë me funksionet e prishura të Facebook ose defekte të tjera teknike.

Ju do të keni gjithashtu mundësinë e bashkëngjitjes së ‘screenshots’ ose ‘screen videos’ në këta formularë, si dëshmi për problemin tuaj.

Kini parasysh që vetëm përdoruesit e regjistruar të Facebookut kanë privilegjin të përdorin metodën e raportimit. Me pak fjalë, humbja e qasjes në llogarinë tuaj do ta bëjë këtë opsion të padisponueshëm për ju.

Bonus: Qendra e Ndihmës së Facebookut

Qendra e Ndihmës së Facebookut mund të ndihmojë me probleme si vështirësitë në përdorimin e funksioneve specifike ose raportimin e problemeve & defekteve të ndryshme këtë platformë.

Kjo qendër përditësohet rregullisht për të ndihmuar përdoruesit e saj me problemet e zakonshme të kësaj platforme, prej atyre bazike deri tek ato më të avancuara.

Përfundimisht, merrni kohën që të eksploroni të gjitha rrugët alternative të përshkruara në këtë udhëzues që të gjeni mbështetjen që ju nevojitet. Përmes këtyre rrjeteve të komunikimit, ne kemi besim që ju do të pajiseni me gjithçka që ju duhet për të gjetur zgjidhjen më efektive të problemit tuaj në Facebook.

Dhe nëse keni nevojë për më shumë ndihmë ose një qasje më të personalizuar ndaj problemit tuaj, ju ftojmë të kontaktoni HOX Median dhe të gjejmë një zgjidhje së bashku.